Shkodër – Kosovari arrestohet me drogë në Muriqan

Një shtetas nga Kosova  është arrestuar nga policia kufitare e Muriqanit pasi në makinën e tij kishte fshehur një sasi prej 58 gram kanabis sativa.

Në pranga u vu Valon Musa 31 vjeç nga Prishtina.

“Arrestimi i tij u bë pasi në dalje të R. Sh. në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, mjetit të tij tip BMË, me targë RKS 01-710-KG iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 58 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?