Shkodër, kryetari Beci njofton nismën e re: Çdo të enjte grumbullohen orenditë e vjetra

Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një nismë të re për menaxhimin e orendive dhe sendeve të vjetra që qytetarët duan të largojnë nga banesat e tyre. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci bëri me dije se çdo të enjte, nga ora 08:00 deri në 12:00, do të kryhet grumbullimi i orendive të vjetra në kuadër të një shërbimi të dedikuar për banorët. Sipas Becit, nisma synon të lehtësojë qytetarët, por edhe të adresojë problematikën e hedhjes së orendive pranë kontenierëve të mbetjeve jashtë një orari të përcaktuar. Kreu i bashkisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ditën dhe fashën orare të përcaktuar për grumbullimin.

Postimi i plotë

Një nismë e re për një Shkodër më të pastër!

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo të enjte, nga ora 08:00 deri në 12:00, Bashkia Shkodër do të grumbullojë orenditë dhe sendet e vjetra që qytetarët duan të largojnë nga banesat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nismë synon t’u vijë në ndihmë banorëve dhe të zgjidhë problematikën e vazhdueshme të hedhjes së orendive pranë kontenierëve jashtë një orari të përcaktuar.

Ju ftoj të respektoni ditën dhe fashën orare të grumbullimit. Hedhja e tyre jashtë këtij orari do të shoqërohet me penalitete sipas rregullave në fuqi.

Bashkëpunimi i secilit prej nesh është i domosdoshëm për ta mbajtur Shkodrën të pastër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?