Shkodër, mjekët në protestë: Gabimet mjekësore jo vepër penale

Mjekët në qytetin e Shkodrës kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë për të kundërshtuar ligjin 96 te kodit penal, sipas të cilit gabimet mjekësore trajtohen si vepër penale.

Në protestë ishte dhe kirurgu i liruar, Edi Smalaj i cili ka deklaruar se arrestimi i tij ishte me prapavijë politike.

“Unë jam akuzuar padrejtësisht, denoncimi është bërë nga drejtori i spitalit, por gjykata e vërtetoi të kundërtën. Arrestimi im kishte prapavijë, me qëllim prishjen e imazhit”, ka deklaruar ai gjatë protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bluzat e bardha paralajmërojnë se do të protestojnë çdo të enjte me qëllim që ligjvënësit në parlament ta anullojnë këtë ligj. Sipas tyre protesta nuk është një mbrojtje të interesave individuale, po një kundërshtim të fenomeneve negative që mund të vijnë nëse gabimet mjekësore konsiderohen vepër penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?