Shkodër. Mjekët në protestë, kërkojnë lirimin e kardiologut
Mjekët e spitalit të qyteit të Shkodrës kanë dalë edhe sot për të protestuar kundër vendimit për arrestimin e kolegut të tyre, kardiologut Edi Smalaj.
Bluzat e bardha e kanë cilësuar vendimin e Prokurorisë ekstrem dhe privim i lirisë me të pa drejtë.
Mjekët kërkuan lirimin e mjekut Edi Smalaj, në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim proteste.
Shefi i repartit të Kardiologjisë së spitalin rajonal të Shkodrës u arrestua nga policia pas akuzave të ngritura nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe mjekim të gabuar ndaj pedagogut të arrestuar për korrupsion, Simon Lufi.

