Shkodër, sekuestrohen 62 kg kanabis në Vermosh

hashashi-ne-thase-200x200 hashashi-ne-thase-2-200x200

Goditet në Shkodër një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike, ku janë sekuestruar 62 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis-sativa në Pikën Kufitare Bashkimi, Vermosh, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se një ditë më parë  në afërsi të Pikës Kufitare Bashkimi, në breg të lumit “Gërçarë”, fshati Vermosh, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë kufitare të Malit të Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 thasë dhe një çantë dore, ku në total me një sasi prej 62 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis-sativa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?