Shkodër, sekuestrohen rreth 86 kg kanabis, në kërkim autorët

Policia e Shkodrës ka sekuestruar këtë të enjte, 85.5 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Lënda narkotike përkatësisht sekuestruar në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, Koplik, Malësi e Madhe.

Policia Kufitare, ka konstatuar 3 persona të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku menjëherë janë vënë në ndjekje por për shkak të terrenit të thyer malor dhe kushteve atmosferike jo të favorshme nuk kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve përgjegjës, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./ shqiptarja.com

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?