Shkodër, sekuestrohet 210 kg duhan që do kontrabandohej në Mal të Zi

I dyshuar për kontrabandë duhani, kishte si qëllim tregtimin drejt Malit të Zi, i sekuestrohen 210 kg duhan i grirë, shpallet në kërkim shtetasi  K.F. 36 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Grabom” Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, u gjet i braktisur mjeti tip “Benz” i shtetasit K.F., me targë SH 0306 E, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  15 qese plasmasi me peshën prej 210 kg. duhan i grirë, të cilin dyshohet se do ta tregtonte drejt  Malit të Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Prodhimit të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?