FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkodra 2200 hektarë tokë ende të përmbytura

SHKODËR

Përveç temperaturave të ulëta dhe borës, Shkodra duhet ende të përballet me pasojat e përmbytjeve. Mësohet se janë 2200 hektarë tokë nën ujë në dy njësi administrative, Dajç dhe Velipojë.

Në Dajç janë 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrugë të bllokuara në Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 140 cm në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtëpi të përmbytura janë 9, por uji i ka liruar. Prezencë uji në oborre kanë 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija-Suka Dajç.

Është e pakalueshme rruga Belaj-Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet. Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura, po ashtu edhe në rrugën Dajç rruga nacionale Shkodër- Velipojë.

Qendrat shëndetësore janë në gatishmëri. Ka energji elektrike, por me ndërprerje të herë pas hershme. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m. Ndërkohë që nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është emergjente.

Në Njësinë Administrative Velipojë janë 350 ha tokë të përmbytura në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri.
Fshati Mali Kolaj nuk furnizohet me ujë për shkak të largimit të pompave nga rreziku i përmbytjes. Shtëpi të përmbytura nuk ka, ndërsa ka prezencë uji në oborre në 8 shtëpi.

Energji elektrike nuk ka në të gjithë territorin. Qendrat shëndetësore janë gatishmëri. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?