Shkodrani kapet me heroinë, në makinë edhe një femër (Emrat)

Në vijim të luftës kundër drogës, policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona pasi u kapën me 25.4 gram lëndë narkotike heroinë.

“Me datë 07.11.2017 pas një pune të mirëfilltë të kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u finalizua me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Denis Shema, 34 vjeç, banues në Shkodër, Romina M. 26 vjeçe, banuese në Shkodër,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi me targë AA811ED të shtetasit Denis Shema u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona celular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?