Shkoi e vdekur në spitalin e Sarandës, Prokuroria e Janinës ngre akuzë për taksistin
Lidhur me një ngjarje ndodhur dy vite më parë, Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë ndaj një taksisti në Sarandë.
Mediat greke shkruajnë se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për vrasje ndaj shtetasit Spiro Papa, me profesion taksist, pasi në 14 nëntor të 2014 ka shkuar e vdekur në spitalin e Sarandës K. Anagnosti.
Lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Sarandës e cilësoi si vdekje natyrale, raporton Portali “Albeu”, por familjarë të viktimës vijuan ekspertizën mjeko-ligjore.
Atë ditë vajza kishte ardhur në Sarandë e shoqëruar nga Spiro Papa. Po të njëjtat burime shtojnë se ai kishte ldhje me nënën e së ndjerës.

