“Shkollat e Shekullit XXI” – Britania investon 10 milionë paund për profesionet e së ardhmes

Përfitimet prej teknologjisë  tashmë nuk do të jenë  më  një sfidë  për shoqërinë shqiptare, kjo falë përfshirjes se shkollave në programe ambicioze. “Shkollat e shekullit 21”  i financuar  nga  qeveria britanike do të shtrihet në të gjithë arsimin bazë në vendin tonë me synimin  për ti mësuar fëmijëve aftësi të reja digjitale dhe koduese në një mënyrë zbavitëse dhe ndërvepruese dhe për  të ndërtuar një brez  me mendësinë dhe aftësitë për profesionet e së ardhmes. Gjatë lançimit të këtij programi ministrja e Arsimit  Besa Shahini  vlerësoi  nevojën  në rritje të shkollave  për qasje drejtë teknologjisë.

“Ndërkohë që lëndët tradicionale si letërsia, matematika dhe shkenca kanë marrë vëmendjen themelore në përgatitjen e brezave të rinj për të ardhmen, sot me të njëjtin intensitet dhe përkujdes, po mbështesim aftësitë e së ardhmes. Këto aftësi që kanë të bëjnë me nxitjen e mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit, janë të rëndësishme jo vetëm në nivel të kurrikulës shkollore, por për çdo gjë në jetë.”

Politikëbërësit në përgjithësi janë disa hapa pas zhvillimeve teknologjike, duke u munduar kurdoherë të përshtaten. Ndaj i shpreh mirënjohjen British Council që po e zbaton këtë projekt në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po e ndërmarrim diçka të tillë sepse duam ta ndihmojmë rajonin që të bëhet më i begatë dhe i qëndrueshëm. Zhvillimi i aftësive të shekullit të 21 do të ndihmojë në krijimin e brezit të ardhshëm të sipërmarrësve të teknologjisë dhe do të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të punës. Dhe ashtu si me shpikjen e internetit, këtu e 30 vjet më parë, jam krenar që Mbretëria e Bashkuar po luan një rol themelor edhe në këtë përpjekje.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“British Council e nisi këtë program, fillimisht si një projekt pilot gjatë 2017-2018, de jemi shumë të kënaqur me rezultatet dhe reagimet pozitive nga gjithkush që u përfshi. U vu re një rritje e numrit të mësuesve që i dhanë përparësi mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve në praktikat mësimore, ndërsa studentët raportuan nivele më të larta të zotësisë në kodim. Çdokush raportoi një rritje të motivimit, punës në grup dhe krijimtarisë në klasë. Mësimi u bë zbavitës. Tani me mbështetjen bujare të Qeverisë Britanike do të jemi në gjendje të shtrijmë këtë program në çdo shkollë të arsimit bazë dhe në çdo komunitet nëpër Ballkanin Perëndimor.

“Shkollat e Shekullit 21 “ është një program 3 vjeçar  i cili po zbatohet  në Shqipëri dhe  në 5 vende të Ballkanit Perëndimor . Ky program është një investim i qeverisë Britanike  prej 10 milion paund. Në Shqipëri, rreth 1,200 shkolla, më shumë se 4,000 mësues dhe rreth 120,000 nxënës, mes moshës 10-15 vjeç, janë përfshirë në këtë program i cili synon të rrisë brezin e ardhshëm të novatorëve dhe sipërmarrësve, si dhe të ndërtojë mundësi punësimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?