Shkollat “Vasil Kamami” dhe “Sul Misiri”, në fokus të investimeve për rikonstruksion të plotë

Shkollat “Vasil Kamami” dhe “Sul Misiri” në Elbasan do t’i nënshtrohen një rikonstruksioni të plotë, me synimin për të krijuar ambiente moderne, kushte bashkëkohore dhe standarde europiane për nxënësit dhe mësuesit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, gjatë procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, i cili ka nisur prej disa ditësh dhe po vijon me dëgjesat me banorët në rajonet dhe njësitë administrative të qytetit. Gjatë këtyre takimeve, diskutohen kërkesat e komunitetit dhe prioritetet e investimeve që do të përfshihen në Buxhetin 2027.

Rikonstruksioni i dy shkollave është një nga kërkesat e vazhdueshme të banorëve të Elbasanit, të cilët kanë kërkuar përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore. Pas ndërhyrjeve në shkollat “Naim Frashëri” dhe “Dhaskal Todri”, si dhe ndërtimit të shkollës së re në Shushicë, vëmendja përqendrohet edhe te përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës arsimore në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes këtyre investimeve synohet krijimi i mjediseve më të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor, duke përmirësuar kushtet për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 613 (12.4%)
Jo 4338 (87.6%)

Vota totale: 4951