Shkon në 366 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali
Italia po përballet me një situatë të rënduar për shkak të koronavirusit. Të dhënat zyrtare të autoriteteve italiane të shëndetësisë, raportojnë se deri këtë pasdite janë shënuar 366 viktima për shkak të koronavirusit.
Numri i të infektuarëve ka shkuar në 6387 persona duke u rritur nga dita në ditë me ritme të larta. 650 persona janë duke u trajtuar në terapi intensive në spital.
I gjithë veriu i Italisë është futur në karantinë të plotë, teksa janë ndaluar hyrjet dhe daljet në 14 provinca.
KOHA JONË SONDAZH

