Qeveria shkrihen drejtoritë arsimore

Qeveria shkrin Drejtoritë Arsimore. Kreu i qeverisë, gjatë prezantimit të platformës për rritjen profesionale të mësuesve, tha se këto zyra arsimore nuk do të merren më me emërimin apo shkarkimin e mësuesve. Ndësa theksoi se nga 13 Drejtori Rajonale Arsimore, tashmë do të ketë vetëm katër të tilla në të gjithë vendin.

“Do të ketë vetëm 4 drejtori arsimore, të ndara në 4 rajone. Sipas një harte që kemi ndërtuar në sesnin e zhvillimit ekonomik e social. Roli i drejtorive do ndryshojë. Nuk do jenë më zyra emërimesh e shkarkimesh, nuk kanë pse të merren me atë punë. Do të jenë garant të cilësisë”.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se qeveria ka të qartë rrugën dhe vullnetin për të vijuar me procesin e përzgjedhjes së mësuesve që dalin nga fakultetet e mësuesisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të fillojmë një reformë totale në fakultetet e edukimit. Rritja e profesionalizimit në mësuesi është një prioritet dhe ne do të bëjmë gjithçka, deri tek kuotat e mbyllura, por edhe vendosjen e mesatares për programet e mësuesisë”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?