Shkrimi i historisë, Nishani pedagogëve: Merrni përsipër përgjegjësinë

Në një ligjëratë me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, presidenti Bujar Nishani u ka kërkuar profesorëve të marrin përsipër përgjegjësitë.

“Për të marrë përsipër një shkrim real të historisë sonë dhe për t’i ikur debatit që do të rishkruhet apo do të korrigjohet historia, unë besoj se së pari historia jonë ka nevojë të fillojë të shkruhet. Jo vetëm në atë kontekst për të cilin ka debate të mëdha për shkak të periudhës ekstremisht të ideologjizuar, që nuk është e vetmja por është një pjesë e historisë sonë, por në tërësi historia e kombit shqiptar është një histori shumë e pasur, me uljet dhe ngritjet e saj, pa dyshim, me dritëhijet e saj padyshim. Por është një hisori e cila ka kontribute në nivel global”, ka deklaruar Nishani.

Për kreun e shtetit, shkrimi i një historie mbi bazën e provave, fakteve, arkivave dhe debateve nuk është një çështje e lehtë dhe kërkon shumë kohë, por sipas tij, duhet të nis puna për të vendosur historinë e shqiptarëve në vendin e duhur dhe të nevojshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?