Shkrumbohet natën makina e një 30-vjeçari në Vlorë

Makina e një 30-vjeçari në Vlorë u shkrumbua natën e kaluar, rreth orës 4:35 teksa gdhihej e marta. Bëhet fjalë për një Mercedes Benz me targa AA 131 RX në pronësi të shtetasit A.L, e parkuar në lagjen “24 Maji”. Policia ka nisur hetimet.

Policia njoftoi për zhvillimin e ngjarjes:

“Më datë 17.10.2017, rreth orës 04:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonate se në lagjen “24 Maji”, është djegur një mjet. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të cilët kanë konstatuar mjetin tip Mercedes Benz me targë AA 131 RX, të djegur plotësisht, në pronësi të shtetasit A.L., 30 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e plotë të djegies së këtij mjeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?