Shkrumbohet Pallati i Kulturës në Maliq, Kreu i Bashkisë: Qeveria të na ndihmojë

Kinemaja në Maliq përfshihet nga zjarri, dyshohet i qëllimshëm Në orët e para të së mërkurës, flakët e zjarrit përfshinë Pallatin e Kulturës në Maliq. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe efektivët e policisë, por zjarri, që më pas ka përfshirë të gjithë godinën, nuk është fikur ende.

Në lidhje me këtë rast, një prononcim ka ardhur nga Kreu i Bashkisë, Gëzim Topçiu. Ai është shprehur se dëmi është kolosal.

Flakët janë konstatuar rreth orës 03:30, ka thënë më tej ai, e ndërsa zjarrfikësja ka shkuar menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Godina është e vitit 1952 dhe se është e vështirë për të shuar flakët. Topçiu ka apeluar që qeveria të japë kontributin e saj për të rikthyer godinën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?