Shmanget tragjedia tek Kuvendi i Shqipërisë

Një ngjarje e rëndë është shmangur para se të kthehej në një tragjedi të vërtetë. Një qytetar ka lyer trupin e tij me benzinë dhe ka nxjerrë një çakmak për ti vënë flakën vetes.

Por ai është kapur shpejt nga policia që i ka hequr çakmakun nga dora duke shmangur edhe tragjedinë.

“Në rrugën “George W. Bush” dhe konkretisht në sheshpushimin e hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë, 32-vjeçaro F. H., 32 vjeç, banues ne Tiranë”, bën të ditur policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka spërkatur të gjithë trupin. Më pas  nxori çakmakun për ti vendosur flakën vetes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi.

Shtetasi F. H. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?