Shmangia e kontrolleve të përsëritura në aeroport, qeveria shqiptare kërkon marrëveshje me vendet e tjera

Qeveria shqiptare ka aplikuar në konferencën  e aviacionit civil në Paris për të përfituar nga projekti “ONE Stop Security”.

Ky projekt parashikon shmangien e kontrolleve të përsëritura, të pasagjerëve shqiptarë në vendet transit të fluturimit.

Dorëzimi formal i kërkesës, do të shoqërohet me plotësimin e disa kushteve nga pala shqiptare, siç janë forcimi i elementëve të sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Synimi kryesor është që aeroporti jonë duhet të prodhojë të njëjtën siguri, si aeroportet e tjera europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas pasagjerët, shqiptarë do të trajtohen si ata europian në vendet e BE./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?