Shoferi i MPJ me “selfie” dhe puro priti vendimin, nuk mungoi satira

Një nga shoferët e MPJ, ka postuar në facebook një foto e cila tregon se ai është në gjendje të mirë, me humor e ku satirë që nuk mungon, edhe pse është dhënë ndaj tij një masë prej 30 muaj burg nga një Gjykatë e Janinës.

Ai ka shkruajtur në facebook se:“Duke pritur vendimin”, e ky koment i Altin Tafa u bë publik ditën e djeshme. Altin Tafa e ka pritur lajmin qetësisht në shtëpi dhe nuk ka zgjedhur të reagojë publikisht.

Tafa ka postuar një “selfie”, teksa pi puro, duket i pashqetësuar nga vendimi i gjykatës greke. Me satirë ka zgjedhur ta presë këtë lajm, një nga protagonistët e kësaj ngjarjeje, teksa krahas fotos ka postuar dhe një nga portalet online ku shkruhej lajmi për dënimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i shoferit që u arrestua duke transportuar libra në gjuhën shqipe, për në Greqi, vjen pak minuta pas reagimit zyrtar të Ministrisë së Jashtme, ku u shpreh se kjo ngjarje po cënon klimën e miqësisë mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u dënua së bashku me Agim Asllanin me 30 muaj burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?