Shoferi udhëton në pedonale dhe dhunon policët, arrestohet
Megjithëse lëvizte në kundravajtja, një drejtues shoferi në Lushnje jo vetëm që rrezikonte jetën e qytetarëve por ka kundërshtuar me dhunë edhe punonjësit e policisë.
Shtetasi Daniel Metshi, 39-vjeç, banues në lagjen “Kongresi” në Lushnjë përfundoi në pranga, për shkak se në “pedonalen para Bashkisë Lushnjë, duke drejtuar mjetin autoveturë tip BENZ, me targë AA 714 OP, në kundërvajtje, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë shoqërimit”.
Policia lokale në Lushnjë ka arrestuar edhe dy drejtues të tjerë automjetesh për shkak se udhëtonin pa leje drejtimi. Në pranga ranë N. Hajdari, 48-vjeç dhe A. Çela, 24 vjeç. I pari po drejtonte një motomjet tip Yingxiang, ndërsa i dyti po drejtonte pa leje drejtimi një traktor.
/Ora News/

