Shokon azikërkuesja shqiptare: Mjeku gjerman më ndërpreu shtatzëninë me ilaçe

Shtatzënë dhe në gjendje jo fort të mirë shëndetësore, Eriselda Sulejmani, së bashku me burrin e saj Gentianin, nga Tepelena, u nisën drejt Gjermanisë, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Pavarësisht peripecive që iu desh të kalonin ata nuk u dorëzuan, dhe qëndruan të vendosur me shpresën se një ditë do të përfitonin azilin.

Por nuk ndodhi kështu. Vetëm pak muaj pas lindjes së djalit, mjekët i konfirmojnë Eriseldës së ishte sërish shtatzënë. Por gjatë kësaj kohe kur ajo merrte edhe antidepresive, ndodh edhe ndërprerja e shtatzënisë. Fajtor për këtë, çifti i ri bën një mjek gjerman, ndaj të cilit kanë dorëzuar edhe një padi në një Gjykatë në Gjermani.

Nëna e re tregon sesa të vështirë e ka patur ta kalojë këtë situatë të vështirë, ndërsa rrëfen se pas kthimit në Shqipëri, familja i ka qëndruar afër për t’i ardhur në ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo ishte një situatë që e kam përjetuar shumë keq. Akoma u kujtoj ato momente të vështira, dhe peripecitë të kaluam. Pas ndërprerjes së shtatzënisë ne paditëm mjekun në Gjermani. Me kthimin në Shqipëri kam filluar të marr nga pak veten. Po më qëndrojnë të gjithë afër”, rrëfen Eriselda./BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?