Shoqëria civile: Kushtetuesja të shqyrtojë urgjentisht Vettingun

Vettingu po pritet me interes të lartë edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët përmes një deklarate të përbashkët i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojë këtë me prioritet.

Organizatat e shoqërisë civile kanë ankesa lidhur me ecurinë e ngadaltë të zbatimit të reformës në drejtësi.

Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese duhet të trajtojë me përparësi vettingun.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tashmë që Komisioni i Venecias u shpreh zyrtarisht mbi pyetjet e adresuara, Gjykata Kushtetuese duhet ta shqyrtojë me përparësi çështjen e Ligjit të Vetingut! Përveç realizimit të interesit qytetar, zbatimi i kësaj reforme është parakusht për të ardhmen tonë në Bashkimin Evropian.Ne jemi të vetëdijshëm që çdo ankesë kushtetuese meriton një shqyrtim të paanshëm juridik në Gjykatën Kushtetuese, por njëkohësisht çmojmë se në këtë rast Gjykata duhet të vendosë sa më shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke besuar që Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë me përgjegjshmëri të lartë opinionin e Komisionit të Venecias, si autoriteti më i urtë dhe i gjithëpranuar, ne do të ndjekim me vëmendje çdo hap të shqyrtimit të kësaj çështjeje, si dhe të zbatimit të reformës në tërësi, për të siguruar mbrojtjen e interesave të qytetarëve! Qytetarët shqiptarë e duan reformën në drejtësi. Nuk ka më kohë për të humbur!”, pohoi Anisa Metalla.

Gjatë një prononcimi për mediat përfaqësues të shoqatës thanë se do të ndjekin hap pas hapi zbatimin e reformës dhe se do të garantojnë mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

shqiptaret-e-duan-reformen-ne-drejtesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?