Shoqërohen në polici 32 tifozë të Tiranës

Policia e Tiranës ka shoqëruar 32 tifozë pas konfliktit me futbollistët e Partizanit.

Të shoqëruarit janë në radhët e tifozëve të Tiranës, të cilët kundërshtuan që Partizani të zhvillojë aktivitetet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Një ditë më parë, me ndërmjetësimin e Bashkisë së Tiranës, “KF Tirana” dhe “FK Partizani” kanë arritur mirëkuptimin për të përdorur ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” për ndeshjet e futbollit që këto dy skuadra do të luajnë në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?