Shpejtësia e ambulancës në vendngjarje, zbuloni sa kohë i duhet në Shqipëri dhe Europë
Vitin e shkuar në vendin tonë ambulanca në zonat urbane shkonte për 20 minuta, tani shkon për 18 minuta. Po ashtu nëse në zonat interurbane i duhej një kohë prej 45 minutash, tashmë i duhen 43 minuta. Ministria e Shëndetësisë ka në plan që ta ulë kohën e reagimit të ambulancës në 16 minuta brenda qytetit dhe 43 minuta në zonat jashtë qytetit, shkruan Scan.
Nëse arrin këtë vlerë, ajo përsëri do të jetë dy herë më e ngadaltë se në pjesën më të madhe të vendeve të tjera të Europës:
Kopenhagen, Danimarkë-04:45 min:sek
Bonn, Gjermani-07:59 min:sek
Genoa, Itali-08:00 min:sek
Midlandsi Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar-08:00 min:sek
Richmond, SHBA-08:59 min:sek
Ulleval, Norvegji-09:39 min:sek
Mbretëria e Bashkuar-08:00 min:sek
SHBA-08:59 min:sek
Kanada-08:59 min:sek
Ndërsa disa vende të tjera, koha e reagimit të ambulancës është e paracaktuar. Që do të thotë se këto shtete kanë caktuar një kohë brenda së cilës ambulanca duhet të gjendet tek dera e pacientit në rast të situatave kritike ku rrezikohet jeta, pavarësisht zonës ku ai banon.:
Republika Çeke-20:00 min:sek
Estoni-15:00 min:sek
Gjermani-5:00 min:sek
Hungari-15:00 min:sek
Irlandë-08:00 min:sek
Letoni-11:00 min:sek
Lituani-15:00 min:sek
Holandë-15:00 min:sek
Norvegji-12:00 (urbane) 25:00 (rurale) min:sek
Spanjë-08:00 min:sek
Turqi-10:00 min:sek
Mbretëria e Bashkuar-08:00 min:sek
Pra duke parë kohën e reagmit të ambulancës në këto vende dhe duke e krahasuar atë me Shqipërinë, mund të themi se këtu i duhet dyfishi i kohës për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

