Shpërndanin droge te Inxhinieria e Ndërtimit, në pranga 2 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona pasi janë kapur me lëndë narkotike të llojeve të ndryshmeve, të cilën e shpërndanin  në zonën pranë inxhinierisë së ndërtimit.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije është arrestuar shtetasit Mariglen Abedini, 32 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën akuzë, si dhe Françesko Qafoku, 33 vjeç, banues në Tiranë.

“Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, duke lëvizur me automjetin tip “Renault”, ku gjatë kontrollit fizik u është gjetur lëndë e dyshuar narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Mariglen Abedini, janë gjetur lëndë të dyshuara narkotike”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në total:

Swiss Digital Mobile Reklama

13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, – 12 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, – 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, – 13 kokrra Metadon, – Automjeti tip “Renault” – 5 aparate celular të markave të ndryshme.

Materialet procedurale iu kaluan prokurorisë pranë gjykatës s ë shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?