Shpërndanin heroinë, në grup edhe një femër
Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin “Bahçallëku”, duke sekuestruar 25.4 gr heroinë. Gjatë aksionit janë arrestuar dy persona, si posedues të lëndës narkotike. Policia bën me dije se në flagrancë u arrestuan: Denis Shema, 34-vjeç, dhe Romina M. 26-vjeçe.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi me targë AA811ED të Shemës u gjet dhe u sekuestrua Heroinë, me peshë 25.4 gram.
”Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal”, shkruhet në deklaratën e policisë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2057925051160522/

