Shpërthen bombola e gazit, plagoset çifti i të moshuarve

Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një familje në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në afërsi të pallatit të sportit “Ramazan Njala”, në një shtëpi private pranë tregut të fshatarëve.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Në momentin e ngjarjes në banesë kanë qenë një çift i moshuar të cilët kanë mbetur të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë transportuar drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se dëmtime më të mëdha ka marrë burri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forca të policisë ndodhen në vendngjarje. Paraprakisht mësohet se bombola shërbente për ngrohje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?