Shpërthen Kristo: Situata nuk ndryshon. Kësaj i thonë “të hash sorrën në vend të pulës”
Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme situata përsëri nuk do të ndryshojë. Pedagogu, Erion Kristo tha se shqiptarët nuk fitojnë asgjë.
Në studion e emisionit “360 gradë”, Kristo u shpreh se opozita fiton se hyn në parlament, ndërsa për popullin nuk ndryshon asgjë, sepsë në zgjedhje do të shkohet me të njëjtit persona.
Sipas tij, hajduti nuk ndalet me ligje, por me vullnet politik.
Erion Kristo: Vota mund të vidhet me të gjitha ndryshimet që do bëjë grupi prej 10 mendarësh. Çfarëdo lloj ligji të bëjnë, me 1001 nene, hajduti nuk ndalet sepse është vullnet politik. Pra nuk ndalet vjedhja me ligj. E gjitha kjo që u tha, që do fitojnë shqiptarët, këtu shqiptarët nuk fitojnë gjë, vetëm zgjasin agoninë e tyre.
Artur Zheji: Po opozita fiton
Erion Kristo: Opozita fiton, se deri tani janë rrugëve, do hyjnë në parlament.
Artur Zheji: Kur do hyjë?
Erion Kristo: Në rast se ka zgjedhje të parakohshme në shtator, dhe Rama ka interes Rama ti bëjë zgjedhjet. Nëse nuk ka interes Rama, sepse nëse s’ka, këta mund ti bien murrit me kokë dhe vetëm kokën do çajnë. Ose nëse Ramës ja kanë futur kokën në dera ata që kanë mundësinë ta bëjnë këtë gjë. Çfarë do të ndodhë në shtator? Nuk ka asnjë ofertë për të ndryshuar gjendjen. Pra ne do hyjmë në zgjedhje me të njëjtat koka, me të njëjtën mendje, vetëm do kemi 35 nene më shumë. E dyta në rast se ka zgjedhje në 2021 opozita duhet të kërkojë fuqimisht, jo datën 25 mars, se këto janë shakara të paparë me kombin, ti ofrosh kombit tënde minimumin e minimumeve kur mund ti ofrosh një demokraci të mirëfilltë, kjo i thonë “të hash sorrën në vend të pulës”. Pra nuk fiton gjë populli shqiptar. Në rast se do kemi zgjedhje në 2021, nuk kanë pse ta dorëzojnë kodin në datën 25. Këshill nacional me 10 koka nuk bën dot ardhmërinë për 3 milion kokat e shqiptarëve.