Shpërthen lufta mes bandave në Lushnje

Pas historisë të përgjakshme në Elbasan, e njëjta skemë mund të riprodhohet edhe në Lushnje, një qytet që ka përjetuar orë të gjata tmerri sot në mbrëmje. Dy të vrarë dhe tre të plagosur, (njëri prej të cilëve rëndë) janë dëshmia më e qartë e një beteje të re mes bandave rivale.

Krimi që ka terrorizuar qytetin, pasi kalimtarët janë zhdukur me shpejtësi, pas policisë që ka vrapuar e para të largohet nga vendi i krimit, dyshohet të jetë kryer nga një grupim rival tejet i njohur në shkallë vendi.

”Ata që goditën dyshohet që janë një bandë po aq e rrezikshme gjë që mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në qytet”. Pikërisht kjo goditje e re tregon se grupet kriminale kanë dalë nga kontrolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë specialist mendojnë se fakti se policia ia mbathi nga sytë këmbët është treguesui më i fortë që tregon se rendi nuk varet më nga forca e uniformave blu, por nga vullneti i bandave për të bërë luftë apo paqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?