Shpërthim i fuqishëm në uzinën e naftës në Ballsh, dyshohet për disa viktima

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh. Ndërsa dyshohet për 1 të vdekur dhe disa të lënduar.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:45 në repartin e hidropastrimit dhe ka shkaktuar një zjarr me përmasa të mëdha.

Banorët kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipet e emergjencave janë duke punuar që të evakuojnë të gjithë punëtorët nga uzina, ndërsa në qendra e përpunimit të naftës është përfshirë nga një zjarr me përmasa të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas informacioneve të para që vijnë nga vendngjarja, si pasojë e zjarrit në uzinë rrezikohet sektori i reaktorëve.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=wSAHHkjTtuk&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?