Shpërthim në Zallë të Fushë-Krujës/ Eksplozivi në banesën e Ylli Zallës, digjet edhe makina e tij
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në derën e banesës së Ylli Zallës, 49 vjeç, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa automjeti në pronësi të 49-vjeçarit, i parkuar pranë banesës, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.
Ylli Zalla është person i shpallur në kërkim prej disa muajsh në lidhje me një çështje që ka të bëjë me zbulimin e një arsenali armësh. Gjatë një operacioni për kapjen e tij, në banesë janë gjetur edhe bomba artizanale. 49-vjeçari dyshohet se ka refuzuar të dorëzohet dhe në të kaluarën është arrestuar edhe tre herë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit.
KOHA JONË SONDAZH

