Shpërthimi në Ballsh, ISHTI: Nuk u respektuar rregullat teknike

Inspektorati Shtetëror Teknik ka reaguar për ngjarjen në Ballsh, duke u shpreuhr se shkak ka qënë mosrespektimi i rregullave teknike të shfrytëzimit. Sipas ISHTI-së, ngajrja në impiantin e hidropastrimit të karburanteve ka ndodhur gjatë procesit të manovrimit për vënien në punë të separatorit të presionit të ulët.

ISHTI thotë se u rrit presioni me hidrogjen tre herë mbi normale, në mënyrë ët menjëhershme dhe për këtë nuk funksionoi valvula e sigurimit të pajisjes që bën mbrojtjen e saj.

Konkluzionet e ISHTI-t për ngjarjen do t’i vihen në dispozicion Prokurorisë për kryerjen e hetimeve prej saj. “Do jetë prokuroria ajo e cila përmes hetimeve do të zbardhë plotësisht ngjarjen”, thuhet në njoftimin e ISHTI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uzina e naftës në Ballsh e cila shpërtheu orët e vona të një nate më parë, kishte vetëm 2 muaj në gjendje pune. Ajo nisi nga puna, pas një ndërprerje disa mujore, në muajin shtator në prani të zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Kryeministri u shpreh se riaktivizimi i saj përbën një ngjarje pozitive për ekonominë kombëtare, por edhe atë familjare, pasi punëtorët e saj rifituan punën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pasi ka vizituar të plagosurit nga shpërthimi në uzinën e Ballshit ka konfirmuar se për momentin ata janë në një gjendje të qëndrueshme. “Për momentin gjendja është e qëndrueshme. Po marrin të gjithë mjekimin e nevojshëm”, deklaroi ministri. Ndërsa ka falënderuar mjekët për punën e bërë në ndihmë të të plagosurve nga ky shpërthim, Beqaj ka shprehur edhe ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës Shkëlqim Muça.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?