Shpërthimi në Ballsh – Zjarrëfikësi tregon përpjekjet për të shpëtuar punonjësit e uzinës

Një ndër dëshmitarët e ngjarjes, zjarrëfikësi i cili i mbijetoi shpërthimit të uzinës së naftës në Ballsh ka rrëfyer nga spitali momentet e tmerrit.

Dëshmitari tregon përpjekjet për të shpëtuar 6 punonjësit e turnit, por për fat të keq kjo ngjarje ka rezultuar fatale për 40-vjeçarin Shkëlqim Muça.

Zjarrëfikësi: Shpërthimi ishte i papritur, nxorëm një viktimë nga zjarri, gazi, hidrogjeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga naftëtarët me një eksperiencë 30 vjeçare në rafinerinë e naftës tregon se sektori i hidropastrimit të karburanteve ka qenë probelamatik ndër vite dhe kanë ndodhur aksidentet të tilla fatale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpërthimi i parë, sipas dëshmisë së naftëtarve, ka ndodhur në vitin 1984 dhe deri në vitin 2016 në aksidentin e fundit kanë ndodhur 4 shpërthime.

Punonjësit e vlerësojnë si një nga sektorët më me risk, pasi bëhet pastrimi i naftës me hidrogjen./Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?