Shpëtim nga virusi? Italia autorizon përdorimin e Tocilizumab tek 250 pacientë
Kur bota është me sytë nga mjekësia për ilaçin që do të shpëtojë njerëzit nga koronavirusi, Italia ka autorizuar nisjen e përdorimit të ilaçit Tocilizumab, i cili ka dhënë rezultate mjaft pozitive në dy pacientë të prekur nga koronavirus në Napoli.
Ky lajm është informuar nga Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë e Çështjeve Sociale në Parlamentin italian Marialucia Lorefice. “Tocilizumab nuk është një ilaç antiviral por vepron në infeksionet kronike e zvogëlon rrezikun tek pacientët me coronavirus që kanë probleme me frymëmarrjen, e kurohen në terapi intensive”.
“Kjo kurë thotë ajo, është shenjë e shpresës së fortë për të gjithë ne, deri sa të kemi një vaksinë të pantentuar për Covid 19. Eshtë dëshmi e angazhimit të madh të mjekëve e studiuesve për të mposhtuar këtë virus e që bëjnë sistemin shëndetësor italian një ekselencë në të gjithë botën”.
Pas rezultatit pozitiv që ky ilaç dha në dy pacientë që po kurohen në spitalin Cotygno të Napolit, Enti Kombëtar italian i ilaçeve rekomandon përdormin e Tocilizumab në 250 pacientë të tjerë pozitiv me COVID 19. Do të nis përdorimi tek pacientët në spitalin e Bergamos ku emergjenca është majft prekupuese dhe në spitale të tjera italiane.
KOHA JONË SONDAZH

