Shpëtohen nga kampet e ISIS 4 gra dhe 9 fëmijë shqiptarë
Aktualitet E Premte, 27 Maj 2022 14:21
Shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri. 4 gra dhe 9 fëmijë u dorëzohen autoriteteve shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije në Twitter, një zyrtar i lartë sirian.
“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.

