Shqipëri/Kleriku e kishte parashikuar tre shekuj para, sot veç një familje në fshat
Fshatrat e jugut të Shqipërisë janë braktisur nga banorët, kështu ndodhi edhe me Dorëzën e Tepelenës. Prej 12 vitesh këtu jeton e vetme familja Kadri Dervishit. ”Fshati Dorëz ka pas 28 familje, por tani këtu nuk ka drita, ujë dhe as rrugë kështu që ata e braktisën. Këtu në fshat vetëm familja ime ka mbet”. Kadriu thotë se fati i tyre është përcaktuar nga Baba Dero një klerik bektashi që ka jetuar tre shekuj më parë dhe në këtë vend për nder të tij ndodhet kjo teqe. Por ky fat për ta nuk është mallkim, por bekim i familjes Dervishi që prej 11 brezash kujdesen për Teqenë.
Ke jetuar në Memaliaj 25 vjet dhe je kthyer në këtë fshat të largët, përse?
K.DERVISHI: Për t’i shërbyer Baba Deros Dorzës.
Çfarë kishe dëgjuar ti për Baba Deron?
K.DERVISHI: Siç thamë këtu kanë qenë 28 shtëpi dhe një ditë Baba Dero mblodhi fshatin dhe u tha këtu kurrë nuk do të bëhen 29 shtëpi, dhe kurrë nuk u bëmë. Plus tha dhe këtë do të vonojë shumë dhe do të mbesë vetëm një familje ajo që do të më shërbej mua Dhe ja ku jemi.
Sipas Kadriut teqeja e Baba Deros ka fuqi të kurojë njerëz, madje ai nuk nguron të tregojë rastet se si ky vend i ka ndryshuar jetën besimtarëve. ”Kanë ardhë njerëz të lidhur me litarë dhe të nesërmen kanë shkuar me këmbët e tyre. Shumë çifte që nuk bëjnë fëmijë pasi kanë qenë këtu janë bërë prindër. 15 emra fëmijës i kam vendosur unë”.
Famija e Dërvishit ka edhe shtëpi ë qytetin e Vlorës, por më e reja e kësaj shtëpia nusja nuk do të largohet nga fshati i humbur. ”Ne nuk jemi pa njerëz pasi kemi miq çdo ditë të vitit dhe qëllimi ynë është të përkujdesemi për Baba Deron”. /TCH/