FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Shqipëria duhet shpëtuar nga Soros”, Berisha: Të votojmë me mosbindje civile

Këtë mbrëmje Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të shpëtojnë vendin nga ai që e quajti” armiku i egër i qenies tonë kombëtare” George Soros. Berisha shtoi se Shqipëria po lëngon dhe janë qytetarët ata që mund t’i kthejnë jetën e fuqinë.

“Është jetike për shpëtuar Shqipërinë nga Xhorxh Sorosi, armik i egër i qënies tonë kombëtare Miqtë e mi, kjo ngjarje fton çdo shqiptar të ngrihet para se të votojnë te kutitë e votimit, të votojnë me mosbindje civile!

Të votojnë me përballje! Të votojnë me zemërim! Të votojnë me revoltë kundër narkoshtetit, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale që quhet qeveri, narkozyrtarëve të tij, organizatës kriminatë Skapit të partisë. Është jetike, është vendimtare për shpëtuar Shqipërinë të shndërruar në kopështin e helmuar të Xhorxh Sorosit, këtij armiku të egër të qënies tonë kombëtare, të demokraxisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtij kryekorruptori, kryecensori të planetit. Të dashur miq, Shqipëria sot ngjet me të sëmurin të shtruar në spital urgjence. Pret ne, pret qytetarët e saj t’i rikthejnë shëndetin dhe gjallërinë, jetën dhe fuqinë”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?