Shqipëria e rrezikuar, rikthehet gripi i shpendëve
Rikthehet në Evropë gripi i shpendëve. Vendi ynë është i rrezikuar, për shkak të shtegtimit të shpendëve.
Ministria e Bujqësisë njofton se për herë të parë që nga viti 2006, rikthehet në Evropë gripi i shpendëve dhe se Shqipëria është e rrezikuar nga ky virus, për shkak të shtegëtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.
Ministria e Bujqësisë urdhëron ndalimin e importit të shpendëve. Po sipas ministrisë në fjalë, nëse konstatohen shpendë të ngordhura, menjëherë duhet të njoftohet. Me konkretisht, fermerët duhet të njoftojnë shërbimin veteriner.
Për këtë shkak, Ministria e Bujqësisë njofton se ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura. Sipas njoftimit, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.

