Shqipëria merr 650 milionë euro borxh, me interes 3.75%

Qeveria shqiptare ka mbyllur procesin e emetimit të eurobondit dhe janë siguruar 650 milionë euro. Ky borxh është marrë për një periudhë 10-vjeçare, ndërsa interesi me të cilin është siguruar është 3.75% dhe kupon 3.5%.

Një arsye kjo për të cilën edhe qeveria jonë përshpejtoi emetimin e eurobondit. Borxhi me vlerë 650 milionë euro do të përdoret për të shlyer një pjesë të borxhit të huaj dhe për të financuar deficitin buxhetor.

Ky është eurobondi i pestë që emeton Shqipëria, që prej vitit 2010 kur doli për herë të parë në tregjet ndërkombëtare për të siguruar borxh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?