Shqipëria mes vendeve që nuk plotësojnë detyrimin ndaj NATO-s

Pas deklaratës të Donald Trump se do të kushtëzojë mbështetjen amerikane me trupa dhe para ndaj NATO-s, shumë vende nuk e plotësojnë  detyrimin për shpenzimin e 2 përqind të GDP-së për ushtrinë.

Në fakt, numri i vendeve që nuk plotësojnë këtë detyrim është i lartë dhe mes tyre gjendet edhe Shqipëria. Në listë ndodhen edhe vende si Gjermania, Franca, Spanja apo Italia. Shqipëria shpenzon 1.2 përqind të GDP-së për ushtrinë, po aq sa Kroacia, Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Sllovakia.

Në të vërtetë, numri i vendeve europiane që plotësojnë këtë detyrim mund të numërohet me gishtat e njërës dorë. Greqia prin në këtë fushë duke shpenzuar 2.4 përqind të GDP-së, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara që shpenzojnë 3.6 përqind të GDP-së në fushën e mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Greqisë dhe SHBA, vendet që plotësojnë detyrimin janë Britania e Madhe me 2.2 përqind, Estonia me 2.2 përqind dhe Polonia me 2 përqind. Franca shpenzon 1.8 përqind, Turqia  1.6 përqind, nga 1.5 përqind shpenzojnë Norvegjia, Lituania, Rumania dhe Letonia. Bullgaria dhe Portugalia shpenzojnë nga 1.4 përqind.

Swiss Digital Mobile Reklama

Italia shpenzon 1.1 përqind në këtë sektor, ndërsa vendet që shpenzojnë 1 përqind ose më pak se ky nivel janë Çekia, Hungaria, Kanadaja, Sllovenia, Spanja dhe Belgjika. Lista mbyllet me Luksemburgun që shpenzon vetëm 0.4 përqind të GDP-së për ushtrinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?