“Shqipëria në BE mund të shpëtojë Italinë nga dominimi gjerman në BE”
Federiko Niglia, Profesor i historisë bashëkohore në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin prestigjoz Luiss në Romë e ekspert i politikës së jashtme italiane, në një intervistë të dhënë sot për median italiane “Libero” shprehet mbi rëndësinë që merr për Italinë pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Nëse zgjerimi i BE drejt Europës Lindore ka ekzaltuar rolin kyç të Gjermanisë, mungesa e integrimit të Ballkanit Perëndimor rrezikon të jetë një rast i humbur për Italinë.
“Rajoni është një vatër tradicionale konfliktesh” shkruan media italiane, “pasojat e të cilave nga kriminaliteti i emigracionit, terrorizmi islamik, janë ndër më fatalet për vendet e ekspozuara ndaj tyre.”
Mbi këtë fakt eksperti italian i politikës së jashtme Federiko Niglia, tregon se një nga prioritetet e politikës së jashtme italian duhet të jetë forcimi i boshtit lidhës me Shqipërinë.
Po çfarë i kërkon Italia Shqipërisë?
Sipas Profesor Niglia “Shqipëria dëshëron të aderojë në BE e kërkon nga Italia një partner që ta mbështes në këtë kauzë. Për Europën, në ndryshim nga Serbia, e cila mbetet ende e lidhur me të kaluarën e saj, Shqipëria është një vend më pak problematik duke qenë më i vogël. Por problemi i saj është pranimi jovetëm formal i “acquis communautaire” por dhe i normativave të Bashkimit Europian.
E Italia çfarë mund të marrë nga Shqipëria?
Sipas ekspertit italian “qeveritë e qendrës së majtë e kanë parë Shqipërinë para së gjithash si një laborator tranzicioni: një “Shqipëri që nëse normalizohet” do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit. Aspekt ky që nuk mungon në qasjen e qëndrës së djathtë, megjithëse, është më i fortë theksi mbi perspektivat ekonomike. Kjo do të thotë jo vetëm zhvendosja e prodhimit dhe tregtisë, por edhe të infrastrukturave të madhe. Mendoni për dialogun bërthamor në kohën e qeverisë së Berluskonit , shprehet Profesor Niglia , ose për vëmëndjen që Adriatiku do të marrë në perspektivën e dinamizmit të tregtisë detare: një dosje strategjike kjo për Italinë”.
Po një Europë më Adriatike a do ta bënte Italinë më pak periferike në BE duke ekulibruar peshnë e boshtit Francë-Gjermani?
Sipas ekspertit italian “Po. Por nuk është vetëm një cështje e jugëzimit të BE. Do të ishte një lëvizje nga një Europë e kuptuar si hapësirë ekonomike në një Europë Politike.
Shqipëria (e Serbia) janë me një interes strategjik për Italinë pasi mund të na projektojnë drejt një zone në të cilën Rusia e Turqia luan rolin e saj.
Sa i takon thirrjes për të investuar në Shqipëri, bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë takimit të tij me kryeministrin italian Gentiloni më 11 tetor në Romë.
Profesor Federiko Niglia, shprehet se “zhvendosja e investitorëve drejt Shqipërisë tashmë ka ndodhur e se fjalimi i Ramës duhet zgjeruar. Në kuadër të një partneriteti ballkanik, në zonat më pak të zhvilluar duhet të vendosen sipërmarrje prodhuese me intesitet teknologjik me të ulët, ndërsa në zonat më të zhvilluara duhet të këtë stimuj për të investuar në kapitale të mëdha e me kapacitet të lartë teknologjik. Për këtë është e nevojshme një politikë industriale, e cila deri më vitet ’90 ishte tabu në Itali.”
Ndërsa duke komentuar largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, eksperti i politikës së jashtme italaine shprehet se “Europa optimiste e viteve ’90 nuk do të kthehet më. Por mbetet ende hapësirë për lirinë, integrimin e rritjes së mirëqënies së të gjitha të drejtave. E ky është një model politik jo shumë larg nga ai ekonomik dhe një tren që vendet e Ballkanit Perëndimor mund të hipin ende.”

