“Shqipëria të mos guxojë ta sfidojë Greqinë”, Idrizi shpërthen ndaj ministrit grek
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili paralajmëroi nga pika kufitare në Molivdoskepasti, “Shqipëria të mos guxojë të sfidojë Greqinë”.
Në rrjetin social ‘Facebook’, Idrizi shkruan se deklaratat e këtij zyrtari duken qesharake në sytë e një politikani.
Statusi i Shpëtim Idrizit
Më bëri përshtypje dy ditë më parë, teksa pashë ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos ( agronom ) të veshur ushtarak si gjeneral lufte që kërcënonte Shqipërinë një kilometër larg kufirit zyrtar mes dy vendeve. Nuk u grisha aspak të komentoj deklaratat e tij, sepse një politikan i profesionit e di sa qesharake tingëllojnë ato.
Por, m’u shfaqën përpara të rënët e genocidit të Çamërisë, një pjesë e të cilëve prehen në Kllogjer, vetëm një kilometër brenda kufirit zyrtar të Shqipërisë. Sa e çuditshme është; një kilometër brenda Greqisë bëhet thirrje për luftë, një kilometer brenda Shqipërisë ka vetëm një kërkesë që të rënët tanë të prehen në paqe.
Këta janë shqiptarët e Çamërisë, të cilët kërkojnë me ngulm paqen prej 72 vjetësh, ndërsa grekët kërkojnë luftën dhe madje e lartësojnë atë ende me një ligj absurd.
Thjesht, po ju përcjell këtë filmim të bërë në 29 qershorin e këtij viti në përkujtim të të rënëve tanë, fëmijë, gra, pleq, të cilët u vranë, u torturuan, u përzunë, vetëm se kishin një faj; ishin shqiptarë. Ky eshte vend prehja e 3 mije Shqiptareve te Camerise nje arsye e forte perballe duarve “te forta ” te greqise!

