“Shqiptarët janë tenorë të mirë, por koristë të këqinj”, Erion Kristo: Nëse nuk bashkohemi hajdutët nuk ikin
Nisma Thurrje ka organizuar një event mbi mendimin kritik e aktrimin në pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në fjalën e mbajtur aktivisti Erion Kristo i bëri apel shqiptarëve për bashkim dhe për ta ngritur zërin ndaj hajdutëve në politikë.
Ai shprehet e Nisma Thurje nuk i mblodhi kot 50 mijë firmat për ndryshimin e sistemit zgjedhor peticion që ka shkuar në parlament ndërkohë tha se shqiptarët janë tenorë të mirë, por koristë të këqinj, dhe ky është problemi thotë ai, e kanë të vështirë të bashkohen.
”Ne shqiptarët nuk jemi të qetë, veprimet tona nuk përputhen në harmoni. Ne duam politikën por politika nuk na do ne.
Nisma Thurrje ka bërë ndër vite atë që u duk si e pamundur. E pabesueshme që është bërë një betejë shumë e madhe për plehrat. Duket sikur ka diçka plehra.
Çdo njeri na shef si një dele, a ka tufë me dele këtu? Nisma Thurrje ka krijuar një të vetën për t’i përgjigjur pyetjeve.
Në njëfarë mënyre ne duhet të kemi një opinion të përbashkët. Shqiptarët janë tenorë të mrekullueshëm, por koristë të këqinj. Prandaj duhet ta ngrejmë zërin bashkë. Të shkarkojmë bashë aplikacionin për t’u bërë bashkë. Nisma Thurrje ka qenë në të katër cepat e Shqipërisë. Ka qenë dhe në Bulqizë me minatorët dhe me punëtorët e Ballshit.
Nëse nuk solidarizohemi me të tjerët, mos prisni t’ju ndihmojë njeri. është fare e thjeshtë ne sot ose unë sot dua ndryshime të thella demokratike, duam ndryshime të thella kushtetuese dhe zgjedhore. Nuk duam makiazhe të Kodit Zgjedhor. Dua që populli të zgjedhë atë që qeveris. Hajdutët nuk ikin sepse e dinë që ne nuk bashkojnë zërat. Unë e di që po ta ngresh zërin ata nuk e kanë atë fuqi.
Edhe kokat thoshin se njerëzit nuk ulen dot në hënë por ja që u ulën. Ne mblodhëm në Shqipëri 50 mijë plus firma që duan ndryshim të sistemit zgjedhor. Ato janë në parlament. Firmat tona nuk ishin thjesht harxhim i bojës së stilolapsit. Falenderoj Ralf Gjonin dhe Rudina Hajdarin që po i ndjekin me vëmendje këtë çështje në Kuvend.
Mos kini besim tek individët, mbështesni kauzat që ju mbështesin. ”- tha Erion Kristo.