Shqiptarët vjedhin energji elektrike edhe në Itali! 3 në pranga
Jo vetëm që kishin zaptuar një ndërtesë ilegalisht, por kishin arritur deri aty sa të bënin një lidhje të paligjshme energjie elektrike.
Policia italiane arrestoi sot 11 persona, mes tyre edhe 3 shqiptarë, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë.
‘Corriere.it’ raporton se në një ndërtesë në Prenstino të Romës ishte bërë një lidhje e paligjshme nga e cila përfitonin disa familje.
Ndërkohë, mes të arrestuarve përveç shqiptarëve, dy moldavë, dy rumunë dhe katër marokenë.
Ka qenë pikërisht kompania e shpërndarjes së energjisë ajo që ka vërejtur lidhjen e paligjshme, e pasi u hetua, personat në fjalë u vunë në pranga.
/BW

