Shqiptarëve u kapen 330 kg kokainë në Roterdam. Dy në pranga

Policia holandeze ka sekuestruar rreth 330 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit. Droga i përkiste një bande shqiptarësh, të cilët janë arrestuar dhe do të trafikohej në vende të ndryshme të Europës. Autoritetet holandeze theksojnë se është rritur ndjeshëm kriminaliteti nga ana e shqiptarëve në këtë vend.

Policia Federale Holandeze nisi dyshimet, pasi u zbuluan dy shqiptarë në pjesën e sigurisë së lartë, ku zbarkohen kontenierët. Menjëherë policia kontrolloi sektorin ku u arrestuan shqiptarët, ku agjentët zbuluan rastësisht ngarkesën e madhe të drogës.

Policia ra në gjurmët e trafikantëve duke kërkuar për persona në terminalin e kontenierëve të portit të Roterdamit, që kishin hyrë me një furgon. Më pas nisi një operacion të madh ku policia goditi një bandë shqiptare e cila ishte duke importuar rreth 330 kg kokaine në Europë, me një vlerë që nëse do të shitej llogaritet të shkonte në rreth 10 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre personat, nga të cilët dy ishin shqiptar të moshës 20 dhe 35 vjeç, ishin duke ngarkuar drogën nga kontenierët në automjet. Mësohet se droga vinte nga Amerika Latine.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime thanë se, ky është një shembull nga fuqizimi i mafias shqiptare në Holandë, që kohët e fundit është duke e shtuar rrjetin e importimit të drogës në Rotterdam. Ndërkohë, para disa ditëve një postbllok policie është sulmuar.

Forcat e rendit kanë reaguar duke qëlluar në ajër. Mendohet që incidenti ka lidhje, pasi për disa ditë ka pasur informacion që mund të vinte një sasi e madhe droge në Rotterdam.

Porti i këtij qyteti është më i madhi në Europë dhe për shkak të madhësisë përdoret si pikë kyçe për futjen e drogës në tregun Europian.

Ne 2016 Policia në Rotterdam ka konfiskuar rreth 14 mijë kilogram kokainë./ABCNews/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?