Shqiptari i arratisur alarmon Skocinë, ky është apeli i policisë për qytetarët britanikë
E gjithë policia skoceze është vënë në lëvizje për arrestimin e shqiptarit i cili u arratis nga qendra e emigrantëve në South Lanarkshire.
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Guxim Imeri, i cili u zhduk në orët e vona të së hënës nga qendra Dungavel.
Oficerët e policisë thonë se shqiptari nuk e njeh mirë anglishten dhe nuk ka familje në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.
Ndërkaq autoritetet kanë bërë një përshkrim fizik të shqiptarit, duke u bërë thirrje qytetarëve britanikë të ndihmojnë në kapjen e tij.
“Do të inkurajoja çdo qytetar që të kontaktojë menjëherë policinë nëse ka informacion për vendndodhjen e Guxim Imeri, apo kanë informacione që mund të ndihmojnë policinë në gjetjen e tij”, thuhet në apelin e bërë.
Dyshohet se ai mund të fshihet në zonën e Mançesterit.

