Shqiptari i shumëkërkuar tenton t’i shpëtojë postobllokut të policisë, ja si e pëson

Tenton t’i shpëtojë postobllokut të policisë, por e pëson keq, pasi përplaset me barrierat e rrugës dhe plagoset. Ky ka qenë fati i një shqiptari të shumëkërkuar nga policia greke. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë. Burime zyrtare bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga 39-vjecari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende si dhe një pasagjere greke, 22 vjeç.

Të njëjtat burime theksojnë se pasi ka çarë postobllokun, mjeti është përplasur fort me barrierën e rrugës, duke i plagosur të dy ata. Fill pas kësaj, ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Janinës.

Raportohet se shqiptari rezulton të jetë i shumëkërkuar për rastin e ndodhur në datë 1 nëntor, kur një mjet nuk iu bind policisë greke në Janinë dhe u gjet më pas i braktisur me 10.5 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.
/BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?