Shqiptari i tmerrshëm në Itali, ka përdhunuar që në moshën 16 vjeçare
Shteti Italian ka gati dosjen e 19 vjeçarit Shqiptar. Historia e tij u bë publike dhe shkaktoi një reagim të fortë të opinion publik, pasi ai në tetor të këtij viti rrëmbeu dy infermiere dhe njërën prej tyre e përdhunoi.
Ngjarja ndodhi në Avezzano dhe viktimë e shqiptarit Enriges Kavalli ra një nga infermieret e qendrës “La Crisalide”, e cila më pas rrëfeu edhe tmerrin që përjetoi, teksa shqiptari e lidhi dhe nën kërcënimin e thikës që kishte me vete abuzoi me të seksualisht.
Mediat italiane raportojnë sot se do të jetë profesori Paolo Capri ai që do të deklarojë nëse shqiptari ishte i aftë mendërisht në momentin që ka kryer krimin. Mjeku në fjalë është ngarkuar të analizojë të riun dhe seanca është planifikuar në 12 dhjetor, në burgun në Teramo ku Kavalli po mbahet prej gati një muaji.
Kërkesën e ka bërë mbrojtja, avokati i tij, Gianluca Totani, që pretendon se me këtë përfundim do të lehtësojë pozitën e të arrestuarit. Në dosjen e tij është shënuar edhe përdhunimi që ai ka kryer kur ka qenë vetëm 16-vjeçar. Në atë kohë ai kishte përdhunuar një punonjëse sociale.

