Shqiptari me probleme mendore mban peng për disa orë gruan dhe nënën
Një 28 vjeçar, babai i dy fëmijëve të mitur ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij mbrëmjen e së dielës në lagjen Palini të Athinës. Sipas Top Channel identiteti i tij është E. Hoxha, 28 vjeç nga Berati dhe vuan prej problemeve mendore.
Policia sqaron se autori mbajti me dhunë në banesë dy gratë për disa orë. Në zonë shkuan forca të shumta të policisë si dhe skuadra e specializuar në operacionet speciale të policisë helene, Ekam.
Autori u arrestua dhe në këtë moment po dërgohet në drejtorinë e policisë së Atikës.

